Turqia akuzon Izraelin për te*rror dhe e kërc*ënon: “Do ta paguajë çmimin”

Turqia e kritikoi Izraelin dhe e akuzoi për te*rror ndaj palestinezëve, pasi policia izraelite përdori pl*umba gome dhe granata shoku kundër të rinjve palestinezë që s*ulmonin me gurë në Xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit të premten në mbrëmje.
“Turp për Izraelin dhe për ata që qëndrojnë të heshtur përballë sulmeve të turpshme. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë kundër politikave të okupimit dhe agresionit të këtij shteti aparteidi”, tha zëdhënësi presidencial turk, Ibrahim Kalin.

Drejtori turk i Komunikimeve, Fahrettin Altun, i tha televizionit shtetëror se Izraeli është duke i shkelur të drejtat e njeriut dhe se “do ta paguajë çmimin”. Dënimit të veprimeve të Izraelit iu bashkuan edhe partitë opozitare në Turqi, në një rast të rrallë të unitetit politik.

“T’i sulmosh njerëzit e pafajshëm duke u falur është qartazi terror. Ne shohim që këto sulme ndaj palestinezëve janë kundër të drejtave më themelore të njeriut”, shtoi Altan.
Ndonëse dikur aleate, Turqia dhe Izraeli kanë pasur përkeqësin të raporteve viteve të fundit, pavarësisht lidhjeve të forta tregtare. Ato ia dëbuan ambasadorin njëra-tjetrës në vitin 2018.