Turqi, zbulohen migrantë të mbështjellë me fletë alumini


Ekipet e Drejtorisë doganore pranë Ministrisë së Doganës dhe Tregtisë së Turqisë, në një kamion në portin Ro-Ro Pendik, Stamboll, kanë kapur 7 migrantë me origjinë nga Iraku, të mbështjellë me fletë alumini të cilët tentuan ilegalisht të braktisin vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se kamioni i ngarkuar me autopjesë të plastikës bazuar në dyshimin e punonjësve të doganës të Drejtorisë në Stamboll, iu nënshtrua kontrollit nëpërmjet një detektori rreze x-ray. Kamioni duhej të shkonte në Itali.

Gjatë kontrollit, u gjetën parregullsi në lidhje me ngarkesën që transportohej, pas së cilës kamioni u dërgua në hangar për kërkim të detajuar.

Më pas u gjetën migrantët e mbuluar me fletë alumini për të shmangur zbulimin përmes detektorëve.

Shtatë emigrantë me origjinë nga Iraku janë arrestuar. Ndaj tyre edhe ndaj shoferit janë ngritur hetime.