Një grua 112-vjeçare e ka shfrytëzuar të drejtën e votës të dielën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen në Turqi.
Votuesja turke Gullu Dogan, është personi më i vjetër në Gumushane, rajoni i Detit të Zi të Turqisë, raportoi “Al Jazeera”.
Ajo mori pjesë në votim në qendrën e saj lokale të votimit me fëmijët dhe nipërit e saj.
Ajo vendosi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje, pavarësisht se ka pasur mundësinë të hedhë votën e saj përmes një kutie të lëvizshme votimi.
Votuesit turq do të zgjedhin të dielën midis presidentit Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.