Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar edhe më tej, pasi Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit nga Turqia, duke nxitur edhe më shumë rënien e lirë të monedhës turke lira, si dhe rënie të tregjeve financiare.
Lira turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifat e reja në mesin e një mosmarrëveshjeje gjithnjë e më të madhe mes Uashingtonit e Ankarasë, të shkaktuar së fundi prej burgosjes së pastorit amerikan Andreë Brunson.
Një presion i madh është ushtruar ndaj vendit europiano-aziatik në ditët e fundit, aq sa është bërë një rritje urgjente e normës së interesit për të shmangur dëmet e mëtejshme ekonomike.
Teksa njoftoi rritjen e taksave amerikane ndaj importeve të çelikut turk me 50 për qind dhe aluminit turk me 20 për qind, presidenti i SHBA-ve tha se “marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira këto kohë”.