Turqi, mbi 77.000 shtetas përfunduan periudhën e karantinës

Mbi 77 mijë shtetas turq që fillimisht kishin hyrë në izolim parandalues për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) pasi u evakuuan nga jashtë, kanë përfunduar karantinën në konviktet e studentëve, tha Ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoglu, transmeton Anadolu.

Përmes një njoftimi, ministri Kasapoglu sqaron se shtetasit janë evakuuar në Turqi nga 97 shtete.

Përderisa Turqia ka filluar normalizimin pas përhapjes së koronavirusit, me uljen e numrit të të infektuarve, Kasapoglu tha se karantina në konvikte ka përfunduar me sukses.

“Ne kemi filluar t’i përgatitim konviktet tona për afro 700 mijë të rinj”, shtoi ai.

Me udhëzimin e Presidentit Regjep Taip Erdogan, mërgimtarët turq të sjellë nga të gjitha anët e botës kaluan dy javë të karantinës në konvikte.