Një Kuran i shekullit XV i shkruar nga kaligrafi Shukrullah Khalifah u kthye në Muzeun e Pallatit Topkapi të Stambollit nga një koleksionist, p;rcjell Fakte.
Kurani u shkrua në vitin 1494 në Stamboll dhe mbahej në Muzeun e Pallatit Topkapi deri në vitin 1964. Libri u zhduk kur u transferua në Muzeun e Arkeologjisë në Bursa.
Ai u rizbulua kur kaligrafi Ziya Aydın e bleu atë nga një bibliofil disa vite më parë.
“Pronarët e rinj të këtij dorëshkrimi të librit të shenjtë, vëllezërit Ali Sami dhe Ahmet Aydın, vendosën ta kthenin atë në muze, pasi u kontaktuan nga ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş”, tha për gazetarët kryetari i Muzeut të Pallatit Topkapi, Mustafa Sabri Küçükaşçı.
“Nëse ky Kuran nuk do të ishte ruajtur në këtë mënyrë nga kaligrafi Ziya Aydın, ndoshta do të shfaqej në ndonjë bibliotekë të Evropës. Ne e falënderojmë shumë familjen Aydın”, shtoi Küçükaşçı./AA