Turqi, fëmijët jetimë ukrainas të evakuuar nga zona e lu*ftës mbërrijnë në Antalya

Në qytetin Antalya të Turqisë ka mbërritur grupi i parë prej 185 personash, në kuadër të punës së filluar për evakuimin e fëmijëve që jetojnë në jetimoret në Ukrainë ku vazhdon lu*fta. Pas lu*ftës Rusi-Ukrainë, u kryen punime nga Ministria e Punëve të Brendshme turke, Ministria e Jashtme, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale si dhe nga Administrata e Migracionit, veçanërisht për evakuimin e fëmijëve që ndodhen në shtëpitë e fëmijëve (jetimoret) në Ukrainë.

Në kuadër të kësaj nga Polonia kanë mbërritur me avion në Antalya grupi i parë prej 185 personash i përbërë nga 159 fëmijë jetimë dhe 26 nga personeli kujdestar. Fëmijët u pritën në aeroport nga Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar, bashkëshortja e tij Kateryna Bodnar si dhe konsulli i Ukrainës në Antalya, Emir Rustamov./Anadolu Agency (AA)/