Turqi, burg të përjetshëm për 84 të akuzuar për grusht shteti


Gjykata Penale e 25 e Stambollit sot shqiptoi aktvendimin për 133 të akuzuar në rastin “Ura e Dëshmorëve të 15 korrikut” që ka të bëjë me ndodhitë gjatë puçit në Urën e Bosforit
Gjithsej 84 të akuzuar u dënuan me dënime të shumëfishta të përjetshme me burg në kuadër të një prej procedurave kryesore gjyqësore për tentimin e grusht shtetit që e kreu organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).Gjykata Penale e 25 e Stambollit sot shqiptoi aktvendimin për 133 të akuzuar në ratsin “Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut” që ka të bëjë me ndodhitë gjatë puçit në Urën e Bosforit, e cila para do kohe u riemërua në “Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut”.

Gjatë tentimit për grusht shteti në urën e Stambollit kanë humbur jetën të paktën 34 persona, përfshirë edhe biznesmenin e njohur turk në sferën e marketingut Erol Olçok dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçok.Në mesin e të vrarëve kanë qenë 32 civilë dhe dy policë. Në procedurën gjyqësore “Ura e Dëshmorëve 15 korriku” akuzohen 133 persona dhe të gjithë janë të arrestuar.Gjykata turke sot shqiptoi dënime të shumëfishta të përjetshme me burg për 72 të akuzuar që ngarkohen për tentim rrënimin e rendit kushtetues, ndërsa edhe 12 të akuzuar u dënuan me dënime të njëjta për vrasjen e Olçok dhe të birit të tij.Të akuzuarit tjerë morën dënime me burg në kohëzgjatje prej 15 deri në 17 vite.FETO dhe lideri i saj Fetullah Gülen zhvilluan fushatë shumëvjeçare për shkatërrimin e shtetit duke u infiltruar në institucionet turke, veçmas në ushtri, polici dhe gjyqësor.