Turizmi shqiptar në ditët e tij të “arta”

Shqiptarët preferojnë më shumë Jugun për pushime, ndërsa të huajt rajonin qendër ku bën pjesë Tirana dhe Durrësi, si dhe Veriun. Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë me dije se vetëm, në Qershor të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa numri i netë-qëndrimeve është rritur me 38 %.

Nga 72 mijë rezidentë që kanë zgjedhur të pushojnë gjatë Qershorit, afërsisht 50 % e tyre kanë zgjedhur Jugun, e ndjekur nga zona qëndrore dhe më pas ajo e Veriut. Ndërsa nga 102 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit Qershor, 45 mijë prej tyre kanë zgjedhur qendrën e Shqipërisë për pushime e ndjekur nga Veriu dhe më pas Jugu. as dy vitesh pandemi, këtë vit në Shqipëri turizmi shqiptar pati nivelet më të larta të zhvillimit duke kaluar edhe vitin 2019 i cilësuar si viti më i mirë për Shqipërinë.