Turizmi global me humbje prej 460 miliardë dollarëve në gjysmën e parë të vitit

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së (UNWTO), të dërrmuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat turistike ndërkombëtare kanë shënuar një rënie prej 65 për qind (rreth 449 milionë) në gjysmën e parë të vitit 2020.
Organi i turizmit i OKB-së tha se përderisa vendet mbyllën kufijtë e tyre dhe imponuan kufizime të udhëtimit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar shënuan një ulje prej 460 miliardë dollarësh gjatë muajve janar-qershor.

UNWTO theksoi se këto shifra janë pesëfishi i humbjes në faturat ndërkombëtare të turizmit të regjistruara në vitin 2009 mes krizës globale ekonomike dhe financiare.
Raporti tregoi se Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu ndikimin e virusit në turizëm, ishin rajonet më të goditura me një rënie prej 72 për qind të turistëve në periudhën gjashtëmujore.

Këto rajone u pasuan nga Evropa me një rënie prej 66 për qind të mbërritjeve turistike, Amerika me 55 për qind, si dhe Afrika dhe Lindja e Mesme të dyja së bashku me një rënie prej 57 për qind.
UNWTO po ashtu raportoi se 53 për qind e destinacioneve kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit që nga fillimi i muajit shtator.

Duke theksuar se udhëtimi ndërkombëtar i sigurt është i mundur në shumë pjesë të botës, sekretari i përgjithshëm i UNWTO-së, Zurab Polokashvili, theksoi domosdoshmërinë e koordinimit midis qeverive dhe sektorit privat për të avancuar përsëri turizmin global.