Turisti paguan 25 euro për një akullore, por…

Një turist pagoi 25 euro për një akullore në Firence të Italisë.

Pushuesi nga Tajvani u ankua për çmimin e lartë të akullores, por i thanë se ajo është e shtrenjtë pasi ëshë e shijshme.

Megjithatë guida italiane telefonoi policinë.

Oficerët zbuluan se dyqani i akulloreve e mbante të fshehtë listën e çmimeve dhe vendosën një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Një zyrtar policie tha se kjo është një praktikë e zakonshme. Viktimat janë kryesisht turistët e huaj.

Në gusht të këtij viti, një tjetër turist u ankua se kishte paguar në Itali plot 43 euro për dy kafe dhe një ujë.

Ndërkohë një restorant në Venecia u kërkoi turistëve të paguanin 1200 euro për katër biftekë dhe një pjatë me peshk.