Turisti maqedonas i zhdukur prej pesë ditësh në ujërat e detit në Greqi, agoni për fatin e 28-vjeçarit

Një turist nga Maqedonia e Veriut rezulto i zhdukur prej pesë ditësh në Greqi pasi të afërmit e tij kanë humbur gjurmë që nga pasditja e së shtunës së kaluar, kur Martini u tërhoq nga rrymat e forta detare, në plazhin e Mytit, në Poseidi të Chalkidikisë.

Dje në operacion për kërkim shpëtimin e turistit maqedonas u vu në funksion në dron nënujor , por pa asnjë rezultat.

Sipas informacioneve nga Voria.gr, dy dronë ajror të OFKATH dhe një qen shpëtimi me trajner Maria Armanidou do t’i bashkangjiten sot ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Në të njëjtën kohë, njësitë e këmbësorëve të shpëtimtarëve do të vijojnë punën.

Ndryshe, sipas legjislacionit greke, pas periudhës së rregullt prej 4 ditësh, kërkimi përfundon.

Megjithatë, kërkimet për Martinin 28 vjeç do të vazhdojnë edhe sot, pas apelit të familjes së Martinit për MPJ, e cila ka kërkuar nga homologët grekë që të mos ndalojnë operacionin.