Turisti kyç fëmijën në makinë mes vapës dhe shkon të notojë

Një turist gjerman i cili ndodhej me pushime në një ishull në Kretë ka lënë vajzën e tij 20 muajshe në makinë dhe ka shkuar për të notuar në detin e Paliokastro Heraklion.

Vajza e ndjerë në siklet nga vapa e lartë ka filluar të qajë. Për fatin e saj të mirë, të qarat u dëgjuan nga kalimtarët ku arritën t’i shpëtonin jetën. Siç u konstatua, vajza 20 muajshe ka qenë në makinë për 40 minuta!

Kalimtarët kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar babain 26-vjeçar për rrezikim të një të mituri.