Turistët serbë shfrytëzuan 84.000 kartela falas për taksën rrugore

Rreth 84.000 kartela elektronike pa pagesë për taksën rrugore janë shfrytëzuar nga turistët serbë që kalonin nëpër vend rrugës për në Greqi. Vlera e tyre ishte rreth 1.2 milion denarë.

Më 15 gusht ishte jubileu dy mujor, kur në kalimin kufitar Tabanoc turistët serbë filluan të merrnin M smart-kartela falas për të kaluar pikat pagesore në të gjithë vendin tonë përgjatë Korridorit 10, si falënderim për vaksinat falas të ofruara dhe vaksinimin e qytetarëve tanë në Serbi.