Turistë të huaj në Vlorë, nis plazhi

Nis plazhi në Vlorë. Bregdeti i jugut kete te shtune ka pritur turistët të shumtë nga Sllovakia dhe Letonia të cilët shprehen të mahnitur me natyrën dhe detin në Vlorë.

Moti i ngrohtë ka ndikuar që plazhi të nisë para hapjes së sezonit zyrtar, shkruan abcnews.

“Po më pëlqen shumë deti këtu, është këndshëm, shumë bukur.”

“Deti këtu është i mrekullueshëm dhe po e shijojmë vërtetë.”

“Jemi nga Sllovakia ne vijmë këtu për herë të parë dhe na pëlqen shumë natyra.”

Edhe pushuesit vendas nuk kanë munguar. Ata shprehen se tashmë e kanë nisur sezonin e plazhit.

Operatorët turistikë presin një rritje të fortë të numrit të turistëve për këtë sezon. Ndërsa rreth 80 % e strukturave akomoduese janë rezervuar paraprakisht.