Tuna zbulon për herë të parë portretin e djalit të dytë


Lajmi se Tuna ishte bërë mama për herë të dytë na habiti të gjithëve, pasi këngëtarja e njohur në asnjë moment nuk kishte lënë të kuptohej se ishte në pritje të ëmbël. E megjithatë më 9 maj, disa foto në Instagram, ku ajo shfaqej në sallën e lindjes zbuluan të vërtetën: Tuna kishte sjellë një jetë djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.

Këngëtarja e njohur nuk bën pjesë tek kategoria e nënave, që i tremben syrit të keq dhe nuk ekspozojnë fëmijët e tyre, përkundrazi krej e kundërta. Dje ajo ka publikuar foton e parë ku djali i saj i dytë, Zen fare pak ditësh duket me fytyrë.

Në fotografi, Tuna shfaqet duke pushuar në një piknik familjar me dy djemtë e saj, Tian dhe Zen. Tian si vëllai i madh mban në krahë të voglin dhe i gjithë imazhi është portreti më i bukur familjar që mund të shihnim në Instagram.