Tsanakopulos: Greqia pret rezultat pozitiv nga referendumi

Greqia pret rezultat pozitiv nga referendumi për emrin në Maqedoni dhe i uron suksese kryeministrit Zaev, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke, njëkohësisht ministër pa portofol, Dhimitris Xanakopulos.

“Presim dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv, sepse konsiderojmë se ky do të jetë hapi i parë dhe vendimtar që Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi. I dëshirojmë suksese Zaevit dhe presim rezultatin”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Xanakopulos shtoi se krahas qëndrimeve dhe pozicioneve të partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamnenos, Marrëveshja e Prespës do të shkonte në Parlamentin grek dhe do të votohej.

“Kamenos nuk i ka fshehur pozicionet e tij në tetë muajt e fundit pasi u hapën bisedimet ndaj marrëveshjes për emrin e vendit tonë fqinj. Nëse i shihni korrelacionet politike në Parlamentin grek del se për qeverinë tonë nuk ekziston absolutisht kurrfarë rreziku. Marrëveshja edhe do të dorëzohet edhe do të votohet”, tha Xanakopulos.