Trupi i pajetë i Faton Hajrizit arrin në Kosovë

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit është sjellë në Kosovë.

Nëna e Hajrizit është parë në kufirin në Merdare, teksa trupi i është dorëzuar autoriteteve kosovare për procedurat e mëtejme.

Ndryshe, dje u njoftua se Prokuroria e Qarkut në Beograd kishte vendosur të japë lejen për tërheqjen e trupit të Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar.

Hajrizi është vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Kujtojmë se Serbia ka kërkuar nga Gjermania që të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.