Trupat amerikane mund të largohen brenda pak ditësh, Afganistani “rre*zikohet nga lu*fta civile”

Trupat amerikanë mund të përfundojnë brenda pak ditësh tërheqjen e tyre nga Afganistani, dy muaj përpara afatit të vendosur nga presidenti Joe Biden, 11 shtatori i këtij viti.
Por edhe pse SHBA praktikisht i ka dhënë fund lu*ftës së saj më të gjatë, zyrtarë ushtarakë paralajmërojnë se vendi aziatik mund të përfshihet shumë shpejt nga një lu*ftë civile.
Mediat amerikane mësuan përmes burimeve të administratës se deri në 650 trupa do të qëndronin në Afganistan për të ndihmuar në ruajtjen e ambasadës në Kabul, dhe objekteve të tjera të sigurisë së lartë, si aeroporti.

Por largimi i SHBA nga Afganistani shihet si hapja e rrugës për marrjen e pushtetit nga talebanët dhe rikthimin e kaosit në vend. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se nuk ka ende një konfirmim për tërheqjen totale të NATO-s nga Afganistani, por komandanti i misionit ndërkombëtar, Gjenerali Austin S. Miller, tha se rre*ziku i një lu*fte civile mbetet i lartë.

“Është sigurisht një skenar që mund të imagjinohet, nëse gjërat vijojnë kështu siç po shkojnë”, tha ai për gazetarët. “Kjo duhet të shqetësojë të gjithë botën”,.
Paralajmërimi i Miller përputhet me raportimet e mëparshme të agjencive të inteligjencës në SHBA, sipas të cilave, qeveria e Kabulit mund të bjerë brenda gjashtë muajsh nga largimi i amerikanëve.