Trumpi e su*lmon ashpër Faucin: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar, ai është një katastrofë


Në një telefonatë me stafin e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump thuhet se ka kërkuar shkarkimin e Anthony Faucit, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.
Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar coronavirusin: Rrëfimi për jetën e mjekut i cili “luf*toi” edhe kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s
“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, shtoi ai.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i koronavirusit në Amerikë.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.
Nga ‘bashkëpunimi i madh’ deri te ‘lufta përmes deklaratave’ – ecuria e plotë e marrëdhënieve Trump-Fauci, që nga fillimi i pandemisë
Ndryshe, Fauci reagoi javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “jashtë kontekstit”.