Debati presidencial i cili zgjati më shumë se 90 minuta, u dominua nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili foli më shumë se 39 minuta.
Ndërsa kundërkandidati i tij, ish-nënpresidenti, Joe Biden, foli rreth më shumë se 37 minuta.
Trump që nga fillimi i përballjes, sulmoi Biden dhe e ndërpreu atë gjatë përgjigjeve të tij për çdo temë; teknikë kjo e cila e bëri Biden të humbasë mendimin e tij në pikat kyçe në fillim të debatit.
Gjatë debatit të ashpër që u zhvillua, Trump vuri në dyshim inteligjencën e Bidenit. Ndërsa ai [Biden], iu kundërpërgjigj duke e quajtur “klloun” dhe “presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”.
Kur Biden u pyet pse votuesit duhet ta zgjedhin atë dhe jo Trumpin, ish nënkryetari tha se Trump e ka bërë vendin “më të sëmurë, më të varfër, më të përçarë dhe më të dhunshëm”.
Çështja e pandemisë
Për lu*ftën ndaj COVID-19, Trump beson që hapat që ai ndërmori parandaluan që të ndodhnin më shumë vdekje, ndërsa theksoi se sipas tij, Biden do t’i kishte bërë gjërat të shkonin më keq.
Ndërkohë Biden është kthyer me fytyrë nga kamerat, duke e pyetur popullin amerikan se ‘nëse i besojnë Presidentit Trump për koronavirusin?’.
Biden theksoi se sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve nuk pajtohen me mënyrën se si e ka trajtuar Trump pandeminë.
Trump mburret me rekordin që sipas tij, ka arritur në ‘zgjidhjen e problemeve’
Donald Trump beson që sipas ‘ekspertëve’ , ai gëzon turma të mëdha gjatë fushatës, gjë të cilën Joe Biden ‘nuk mund ta arrijë asnjëherë’.
“Në 47 muaj, unë kam bërë më shumë sesa ke bërë në 47 vjet,” i tha Trump nënkryetarit Biden.
Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden zhvilluan debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.