Trump vetëdeklarohet i pafajshëm në gjykatë: Nuk i pranoj akuzat

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dobald Trump po kalon procesin formal të arrestimit.

Në gjykatë ka një numër të kufizuar personash në katin e 15-të të gjykatës ku ai do të gjykohet.

Shërbimi sekret, oficerët e policisë dhe disa anëtarë të zgjedhur të medias qëndrojnë brenda, duke pritur që Trump të hyjë në sallën e gjyqit.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president përballet me akuza penale.

Trump do të përballet me mbi 30 akuza për mashtrime me pagesën prej 130 mijë dollarësh që i kishte bërë aktores Stormy Daniels në vitin 2016, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Burime në dijeni të çështjes kanë deklaruar se ish-presidenti do të akuzohet për falsifikim të të dhënave të bizneseve të tij në shkallën e parë, lëvizje e konsideruar një krim në bazë të ligjit të Shteteve të Bashkuara.