Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trumpi, për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e dërguar, Presidenti amerikan e ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e gjashtë tetorit.
Tutje në letër Presidenti Trump shkruan se i dëshiron sukses dhe fokusim Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Letra e plotë:
I nderuari President Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik. E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat. E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta. Sinqerisht Donald J. Trump