“Trump pritet ta emërojë të bijën Ivanka Trump kandidate për Gjykatën e Lartë”

Nëse dikush do tu thoshte se presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të zëvendësojë vendin e gjykatës së ndjerë Justice Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën Supreme me të bijën e tij, Ivanka, a do ta besonit?

Nëse po, nuk jeni të vetmit.

Këtë javë komiku Jimmy Kimmel në pjesën e lajmeve të rreme të emisionit u tha njerëzve se presidenti ka nominuar Ivanka Trump për Gjykatën e Lartë.

Shikoni në video reagimin e njerëzve.

Presidenti Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett për të plotësuar vendin e lirë të Gjykatës së Lartë të mbetur bosh nga vdekja e gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg, duke i dhënë atij një mundësi për ta bërë gjykatën më konservatore me më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale.