Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja nuk do ta mbyll vendin nëse goditet nga vala e dytë e virusit Covid-19.
“Ne do të tentojmë ta shuajmë zjarrin, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zjarr apo flakë, por ne nuk do ta mbyllim vendin”, tha Tramp gjatë vizitës në fabrikën “Ford” në Miçigen, transmeton CBS.
Tramp paraprakisht deklaroi se epidemia ende mund të qëndrojë në disa vende, por se virusi do të zhduket gjatë verës.
Sidoqoftë, sipas ekspertëve mjekësorë, përfshirë ata të administratës së Trampit, përhapja e koronavirusit si duket do të vazhdojë gjatë tërë vjeshtës dhe dimrit, ndërsa lufta do të bëhet edhe më e ashpër kur të fillojë sezoni i gripit.
Antoni Fauçi, drejtor i Institutit kombëtar për alergji dhe sëmundje infektive, si dhe anëtar i Shtabit të Krizës në Shtëpinë e Bardhë për koronavirusin, për “Uashington Post” deklaroi se nuk ka dyshim se do të ketë valë të re të epidemisë.