Trump mban fjalimin e parë pas humbjes në zgjedhje, thotë se Amerika nuk po shkon para

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u rikthye në skenë duke mbajtur një fjalim në Kongresin Shtetëror të Partisë Republikane të Karolinës së Veriut, ku ka thënë se Amerika është duke shkuar prapa me drejtimin e Joe Biden, presidentit të tanishëm.
“Është mirë të kthehesh me kaq shumë patriotë krenarë, Karolina e Veriut mbështet ushtrinë tonë, respektojnë policinë tonë, nderojnë flamurin tonë dhe gjithmonë e vendosin Amerikën të parën, ne nuk e vendosim Amerikën e dytë”, tha Trump.

Fjalimi 90 minutësh i Trump tingëlloi më shumë si një nga fushatat e vitit 2020, pasi ai vazhdimisht përmendi arritjet e administratës, duke përfshirë zhvillimet për vaksinën COVID-19, ndërtimin e murit kufitar me Meksikën dhe kufizimin e imigracionit dhe qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit dhe Kinës.
Fjalimi i Trump në Greenville, Karolina e Veriut, ishte paraqitja e tij e parë politike jashtë shtetit të tij në Florida, që kur ai u largua nga posti në janar.
Derisa në fund të shkurtit Trump mbajti fjalimin kryesor në konferencën vjetore të veprimit politik në Orlando