Ish-presidenti amerikan Donald Trump sot deklaroi se Kina nuk do të guxojë ta provokojë, sepse presidenti Xi Jinping e di që kandidati republikan është “i çmendur.”
Në një intervistë me bordin editorial të Wall Street Journal, Trump tha se nëse zgjidhet president muajin e ardhshëm, do të vendosë tarifa për Pekinin nëse Kina bllokon rajonin e Tajvanit.
Trump shtoi se nuk do të ketë nevojë të përdorë forcë për të parandaluar një bllokadë të ishullit, sepse Xi “e respekton dhe e di që është i çmendur.”
“Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ishte vërtet i mirë, nuk dua të them mik, nuk dua të tingëlloj budalla, por kishim një marrëdhënie shumë të mirë,” tha Trump për Xi.
Ish-presidenti amerikan e vlerësoi pozitivisht edhe marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer,” raporton BBC.