Trump kërcënon Kinën: SHBA mund të ndërpresë raportet me Pekinin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vazhduar me akuzat ndaj Kinës për trajtimin që i ka bërë koronavirusit. Kësaj radhe Trump duke përdorur një gjuhë të ashpër kërcënoi se do do t’i japë fund marrëdhënieve me Pekinin.

Në një intervistë për televizionin Fox Business, Trump tha: “Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Ne mund të ndërpresim tërë marrëdhënien”. Trump thuajse që në fillim të pandemisë, ka përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj Kinës. Presidenti i SHBA e ka quajtur disa herë Covid-19, një virus kinez.

Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në SHBA, në mesin e muajit mars janë raportuar për rreth 36 milionë amerikanë të papunë. Shifrat e fundit të papunësisë vijnë dy javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.