Trump jep alarmin: 100 mijë të vdekur në SHBA do të ishte një punë e mirë

Në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se administrata e tij e ka zbritur numrin e vdekjeve potenciale në SHBA, nga vlerësimi i tij i mëparshëm nga 2,2 milionë, dhe ka vlerësuar se, nëse SHBA arrijnë që këtë numër ta kufizojnë në 100.000, kjo do të ishte punë e kryer shkëlqyeshëm.

“Nëse arrijmë që ta mbajmë numrin në 100.000 , ky është numër i tmerrshëm, ndoshta edhe më pak… Kështu që të kemi në mes 100 dhe 200 mijë, atëherë të gjithë së bashku kemi kryer një punë të shkëlqyer”, ka thënë Trump, transmeton DPA.

Ai deklaratën e tij të mëparshme se si ekonomia do të riniset deri në Pashkët, më 12 prill, e ka quajtur “ambicioze”.

“Deri në Pashkët duhet të arrihet kulmi dhe ngadalë të filloj të zbresë numri i të sëmurëve”, ka thënë presidenti amerikan./Insajderi