Trump frikësohet se qëndrimi në spital e bën të duket i dobët para votuesve

Donald Trump kërkoi të lirohej nga spitali në mënyrë që të mund të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, thanë burimet për CNN-in.
Një burim tha se presidenti amerikan “ka kryer punë me spitalin” të dielën. Një tjetër tha se republikani po shqetësohej se mos duket shumë “i dobët” duke qëndruar në spital.

New York Times gjithashtu raportoi se presidenti amerikan është i etur të largohej nga spitali sa më shpejt që të ishte e mundur. Kishte frikë se mjekët mund të vinin në përfundim se trajtimin duhet ta vazhdojë në shtëpi.
Më parë, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se mjekët do të vendosin të hënën nëse Trump është mjaft mirë për të dalë nga spitali.

Kujtojmë se Trump bëri një shëtitje të shkurtër para mbështetësve që ishin mbledhur në spitalin ushtarak të Marylandit.
Ndërkohë sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka vazhduar me fushatën elektorale që pritet të përfundojë pas katër javëve, atëherë kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale me 3 nëntor.