Trump firmos urdhrin ekzekutiv që shënjestron rrjetet sociale

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrojtjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale.
Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si mundësisht keqinformues dy postime të Presidentit.

Sipas këtij urdhri, që sipas draftit të lexuar nga CNN prek një ligj të vitit 1996, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Ironikisht, Trump e postoi edhe në Twitter njoftimin për firmosjen e urdhrit ekzekutiv.

“Po e firmos këtë urdhër ekzekutiv për të mbrojtur dhe ruajtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”, tha Trump.

Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi rrjeti social shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.

The White House

@WhiteHouse

“Today, I am signing an Executive Order to protect and uphold the free speech and rights of the American people.”

Embedded video