“Trump është i rrezikshëm”, Obama: SHBA është gati për një kapitull të ri me Kamala Harris


Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama, mori pjesë në Konvetën Kombëtarë Demokrate ku dha mbështetjen e plotë për kandidaten për presidente Kamala Harris.

Në fjalën e tij të gjatë ai u ndal në akuzat ndaj Donald Trump, duke thënë se ai është i rrezikshëm.

Obama thotë se Trump “e sheh pushtetin si asgjë më shumë se një mjet për qëllimet e tij”.

“Ai vrau një marrëveshje dypartiake imigracioni që do të ndihmonte në sigurimin e kufirit tonë jugor, sepse ai mendonte se përpjekja për të zgjidhur problemin do të dëmtonte fushatën e tij,” shton ai.

Turma filloi të bërtiste me përmendjen e Donald Trump – duke marrë një qortim nga Obama.

“Mos shani. Votoni”, tha ai, një linjë klasike e Obamës.

SHBA është gati për një kapitull të ri në “Presidenten Kamala Harris”, u shpreh Obama.

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris. Dhe Kamala Harris është gati për këtë punë”, thotë ai.