Trump dhe Biden do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti aktual, Joe Biden dhe ai i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të mirëpresë presidentin e zgjedhur Donald Trump për një vizitë në Zyrën Ovale, një pjesë tradicionale e transferimit të pushtetit.

Është një ritual në të cilin Trump refuzoi të merrte pjesë katër vjet më parë kur humbi zgjedhjet e vitit 2020 nga Biden.

Kjo do të thotë se takimi i tyre do të jetë hera e parë, nga viti 1992, që një president në ikje ulet në Zyrën Ovale me një president të ardhshëm me të cilin konkurroi në zgjedhje.

Trump gjithashtu planifikon të takohet me republikanët nga Kongresi pasi do të fokusohen në prioritetet e tij të Ditës së parë dhe do të përgatiten për mundësinë e një qeverie të unifikuar, ku partia kontrollon Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë.