Trump assesi të pajtohet: Kam fituar në këto zgjedhje

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se nuk e ka ndërmend të pajtohet nëse humb zgjedhjet, pavarësisht se ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.
Përveç se vazhdimisht po akuzon se gjatë procesit të zgjedhjeve ka pasur parregullsi dhe mashtrime, deri më tani Trump nuk e ka paraqitur as edhe një provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij, transmeton Telegrafi.

Madje komisioni zgjedhor ka hedhur poshtë pretendimet për mashtrime, e Trump në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka shkuar më larg duke pretenduar se ka fituar në zgjedhjet presidenciale madje edhe shumë.
“Kam fituar në këto zgjedhjeve, madje shumë”, ka shkruar Trump në Facebook.