Presidenti amerikan Donald Trump sot deklaroi se arrestimi i ish këshilltarit të tij Steve Bannon është gjë shumë e dhimbshme.
“Kjo është një gjë shumë e dhimbshme për zotërinë Bannon. Është befasuese”, theksoi Trumpi, duke shtuar se që nga fillimi nuk i ka pëlqyer projekti “Ndërtojmë mur”.
Krahas Bannon, janë arrestuar edhe tre persona për shkak të keqpërdorimit të parave të donatorëve në fushatën “Ndërtojmë mur”, me të cilën duhet të grumbulloheshin para për ndërtim të murit në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikos.