Tronditet Tirana në pak orë dy ngjarje të rënda!

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur kryeqytetin ditën e djeshme.

Sipas policisë, një 34 vjeçare me inicialet A.H është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka gjetur vdekjen rreth orës 16:03 në spital.

Ndërsa në një ngjarje tjetër, një 62 vjeçar me inicialet F.M është vetëvarur në banesën e tij në rrugën “Tre Dëshmorët”.

NJOFTIMET E POLICISË:

Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Qemal Stafa”, është vetëhedhur nga pallati shtetasja A. H., 34 vjeçe, e cila rreth orës 16:03, ka vdekur në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës, është gjetur i vetëvarur, shtetasi F. M., vjeç 62. Materialet do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.