Tronditet Shkodra, një person gjendet i vrarë në makinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një person rreth 33-vjeç është gjetur i vrarë brenda një makine në Dragoç të Shkodrës.

Burime për media bëjnë me dije se një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë. Kanë qenë banorët e zonës që kanë gjetur të pajetë personin në fjalë, identiteti it ë cilit nuk dihet ende, dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon p[ër zbardhjen e rrethanave të ktij krimi dhe identifikimin e autori/ve.