Tronditet bota demokratike, Bjellorusia arr*estoi gazetarin 26-vjeçar në një dramë ajrore

Vendet perëndimore e kanë dë*nuar Bjellorusinë për devijimin e një avioni që fluturonte mbi territorin e saj për ta arr*estuar një gazetar opozitar bjellorus.
Udhëheqësit e BE -sëdo të diskutojnë për përgjigjen e tyre ndaj asaj që ekzekutivi i unionit e quajti “rrë*mbim” dhe Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “një veprim tronditës”.

Bjellorusia përplasi një avion lu*ftarak për ta detyruar aeroplanin – që kishte destinacion Lituaninë – të ulej, duke pretenduar për kërc*ënim për bo*mbë.
Policia erdhi dhe e mori gazetarin Roman Protasevich kur zbritën udhëtarët.
26-vjeçari ishte në bordin e avionit Ryanair, i cili po fluturonte nga kryeqyteti grek, Athina. Avioni do të ulej në Vilnius, por ishte akoma në hapësirën ajrore bjelloruse kur u dha urdhri që ta devijonin atë në kryeqytet, Minsk.

Dëshmitarët thanë se aktivisti ishte “tepër i frikësuar” dhe u tha udhëtarëve të tjerë se do të përballej me dë*nimin me vd*ekje. Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ende ek*zekuton të bu*rgosur.
Media shtetërore në Bjellorusi tha se presidenti Alexander Lukashenko kishte dhënë personalisht urdhrin për arr*estimin e gazetarit.
Incidenti shkaktoi reagime të ash*pra nga i gjithë Bashkimi Evropian, me vendet perëndimore që kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Protasevich dhe duke kërkuar he*tim të plotë për ngjarjen.

Lituania i ka këshilluar qytetarët e saj të të mos udhëtojnë për në Bjellorusi dhe u ka kërkuar atyre që janë tashmë atje të largohen.
Dhjetëra zyrtarë bjellorusë, përfshirë presidentin Lukashenko, janë tashmë nën sanksione të BE-së, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, të vendosura si kundërpërgjigjje të shtypjes që ai ua bën kundërshtarëve.