Tronditëse: Zjarrfikësi në Miami gjen nën rrënoja trupin e vajzës së tij 7-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Miami, aty, ku ende po vijojnë kërkimet për personat e zhdukur, pas shembjes së pallatit 12-katësh.
Sipas mediave të huaja, një zjarrfikës, ka gjetur trupin e pajetë të vajzës së tij 7-vjeçare teksa po kërkonte nën rrënoja.

Sipas mediave, vogëlushja është gjet mbrëmë nën gërmadha. Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe kolegët e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës.
“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare.

Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.
Kujtojmë se autoritetet po mendojnë të ndërpresin kërkimet, pasi sipas tyre nëse vijojnë ende, rrezikon të shembet struktura e pjesës së tjetër të mbetur. Ata janë të mendimit, se nuk ka më të mbijetuar, ndërsa nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fatin e personave që ndodhen nën rrënojat e ndërtesës.