TRONDITËSE: POLICIA NË SHBA VRET AKTOREN E NJOHUR, MBANTE NË DORË PISTOLETË LODËR

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëlluar për vdekje aktoren e famshme Vanessa Marquez.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pasadena të Kalifornisë kur 49-vjeçarja zbriti nga makina me një pistoletë lodër në dorë, pas rreth 90 minutash debate me policinë.

Policia tha se një punonjëse e shëndetit mendor u mundua të negocionte dorëzimin e saj për 90 minuta por ajo ishte “jo bashkëpunuese”.

Aktorja Marquez ka qenë pjesë e serialit të famshëm ER, në rolin e infermieres Wendy Goldman.

Vitin e kaluar ajo akuzoi aktorin e famshëm George Clooney se e kishte futur në listën e zezë duke i hequr mundësinë për të luajtur role të tjera.