Tronditëse: Ish i dashuri masakron studenten dhe familjen e saj

Një modele është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i saj xheloz pasi i kishte dhënë fund lidhjes.

23 vjeçarja Elizaveta Khlyupina, u vra së bashku me nënën e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeçe dhe nipin e saj katër-vjeçar, disa sekonda para se oficerët e policisë të hynin në apartamentin e tyre në Moskë.

Ish i dashuri fanatik nazist, 21 vjeçari Sevastyan Putintsev, vrau veten pas masakrës.

Raportimet thonë se studentja e dizajnit dhe and part-time modele, kishte arritur të thërriste policinë kur u qëllua fillimisht në vesh nga ekstremisti.

Por kur policia trokiti në derën e tyre, ata dëgjuan dhe katër të shtëna të tjera. Ata gjetën modelen dhe nën e saj të vdekur me fytyra të gjymtuara nga vrasësi, i cili i kishte torturuar, shkruante e përditshmja ‘Moskovsky Komsomolets’.

Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste.

Ata zbuluan gjithashtu një uniformë naziste dhe prova se ai takohej me të tjerë ekstremistë të djathtë në Rusi e Ukrainë.