Tronditëse: Dy gra u vranë nga burrat brenda pesë ditësh në Kosovë

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.

Ngjarja që ndodhi sot tronditi vendin. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre. Mësohet se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.

Mësohet se i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale. Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Ndryshe, rasti tjetër ndodhi më 12 prill, ku një 21-vjeçare, Erona Cokli, u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj nga ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu.