Trondit animalistja: Kanibalët hanë më mirë se ne, mishi i njeriut ka më shumë shije

Temë e diskutimit është bërë trendi më i fundit në Tik Tok, “Dieta e luanit”. Një dietë e cila konsiston në konsumimin vetëm të mishit të gjitarëve për më shumë se 30 ditë. E ftuar në emision, ambientalistja dhe animalistja Jonida Çobani, tha se kjo është një formë kanibalizmi.

Ajo theksoi se diferenca midis një mishngrënësi dhe një kanibali është se ky i fundit ka shije më të mirë se njerëzit normal dhe shijon më shumë mishin e njeriut.

“Nuk e di po nuk e absorboj dot mendimin si mund të ushqehemi ne mbi dhimbjen dhe vuajtjen e një shpirti tjetër, si mund ne të marrim shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Kjo është një formë kanibalizmi. Nuk ka shumë diferencë, e vetmja diferencë është se kanibalët kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më mirë se ne. Në kuptimin që mishi i njeriut shijon më shumë. Kjo është diferenca midis mishngrënësve dhe kanibalëve”, tha dietologia.