Trondit aktorja e famshme: Babai më përdhu*noi kur isha 15-vjeçe, nëna s’më besoi

Rastet e abu*zimit, dhu*nimit apo dhe vra*sjes së grave sa vijnë edhe shtohen në Turqi. Në krah të organizatave të ndryshme për mbrojtjen e grave janë vendosur edhe personazhe te famshme duke treguar historitë e tyre.
Më e fundit është aktorja Melisa Döngel, e cila ka ndarë historinë e saj në media.
Aktorja e famshme e serialeve si “Sen Çal Kapim?” dhe “Ask Mantik Intikam” ka treguar se është dhu*nuar dhe abu*zuar sek*sualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare.

Kur i tregoi së ëmës ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë pasi traumat e kaluara ishin shumë të mëdha.
Edhe pse fillimisht ëndrra e saj ka qenë të studionte psikologji, aktorja e famshme ka treguar se aktrimi i duket shumë i ngjashëm më psikologjinë dhe e ndihmoi të dilte nga errësira e të qëndronte në këmbët e veta për të nisur një jetë të re.

Historia e Döngel është bërë e njohur dhe pas përp*lasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai është ne bu*rg.
Aktorja ka kërkuar kujdestarinë e së motrës 17 vjeçare për të shmangur historinë të përsëritet, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma.
Mamaja e aktores jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundej të kujdesej për të.