Triumfoi Maqedonia e Veriut, por Enis Bardhi thotë se do të gëzohej edhe nëse do fitonte Kosova

Enis Bardhi e ka ngushëlluar Përfaqësuesen e Kosovës për humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut .
Djelmoshat tanë u mposhtën me rezultat 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Bardhi që mbrojti ngjyrat e shtetit tonë fqinj ka thënë se do t’i gëzohej fitores së Kosovës, por ky është futbolli.

“Besoj se këto ndeshje janë të rënda, si psiqikisht dhe fizikisht”, ka deklaruar Bardhi për Supersport.
“Në fillim donim të njihnim njëri tjetrin, në fund patëm shanset tona, i realizuam, Kosova i pati mundësitë e saj, nuk i realizoi. Ky është futbolli, kur nuk shënon, pëson”.
“Futbolli është respekt, nëse do të fitonte Kosova, do të gëzohesha”, ka përfunduar ai.