Trishtuese/ Brenda 3 ditësh vdesin dy vëllezër nga COVID-19, 26 dhe 21 vjeç

Ka vdekur një 21 vjeçar nga Kavadari, vëllai i djalit i cili këto ditë në Klinikën Infektive e humbi betejën me Kovid-19. Kryetari i komunës Mitko Jançev në profilin e tij në fejsbuk publikoi se kjo është ditë e vështirë për Kavadarin.

“Fatkeqësisht, sot kemi humbur një tjetër të ri i cili nuk arriti ta përballonte këtë pandemi të tmerrshme. Dy ditë më parë kemi humbur një djalë në moshën 26 vjeç, sot vëllai i tij vdiq në moshën 21 vjeç. Tragjedia është e madhe dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë familjen në këto momente. Së bashku me Këshillin e Kavadarit shprehim ngushëllime të thella babait të vëllezërve të ndjerë dhe vëllait të tyre dhe familjes së gjerë.

Pandemia mori dy jetë njerëzore të dy vëllezërve në një periudhë prej tre ditësh, jemi të pafuqishëm për të luftuar dhe për të dhënë rehati. Edhe një herë ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe jemi në dispozicion për të ndihmuar familjen e prekur nga tragjedia e madhe. Le të kujdesemi të gjithë për veten tonë dhe t’i kalojmë këto ditë të vështira sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Jançev.