Trifonov kërkon të hiqen vizat për bullgarët në SHBA si kusht për RMV-në

Sllavi Trifonov, lider i lëvizjes bullgare “Ka një popull të tillë”, në profilin e tij në Fesjbuk propozoi që Bullgaria t’i lejojë hyrje Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i heqin vizat për qytetarët bullgarë dhe vendi të bëhet menjëherë anëtar i zonës Shengen.Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Trifonov në publikimin shkruan se pas kaq shumë pritjesh edhe ata duhet të bëhen evropianë.– Tani ne jemi më pak evropianë sesa evropianët e vërtetë. Do të thotë unë kërkoj që menjëherë të mos ketë viza për SHBA dhe të bëhemi menjëherë anëtarë të zonës Shengen”, shtoi ai.

Sipas Trifonov, tema e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për të gjithë bullgarët. “Sepse është pjesë e historisë sonë kombëtare dhe për shkak se mbi 200 mijë ushtarë bullgarë vdiqën për lirinë dhe bashkimin e atij vendi”, tha Trifonov, duke shtuar se ka qenë në vizitë në Shkup dhe në Ambasadën bullgare ishte e shkruar në mure “Bullgarë vdisni!”. “Pse o njerëz, çfarë u kemi bërë që të shprehni një urrejtje të tillë?”, ka shkruar Trifonov në lidhje me atë shkrim.

Në publikimin, lideri i lëvizjes “Ka një popull të tillë” thotë se rreth njëqind mijë maqedonas kanë pasaportë bullgare dhe shton se për ta marrë atë pasaportë duhet të vërtetohen rrënjët bullgare. Ai thotë se me shprehje të tilla urrejtjeje, ata qytetarë maqedonas që kanë pasaportë bullgare i shkojnë kundër vetes, sepse janë “bullgarë me pasaportë dhe me dëshirë”.

“Në librat tuaj të historisë shkruhet se bullgarët janë fashistë. Pra, ju vetë jeni fashistë”, shton ai. Trifonov përkujtoi se më 10 janar te presidenti i vendit, Rumen Radev do të mbahet takim këshillues në të cilin do të diskutohet për Maqedoninë e Veriut.