Tribunali Special cakton konferencë të Prokurorit për Hashim Thaçin dhe të tjerët


Konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet më 18 nëntor në ora 11:00 në Hagë. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specilizuara.
Thaçi e të tjerët po ak*uzohen për kr*ime lu8fte, v*rasje e trajtim çnj8erëzor.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arr*estua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktak*uzës kundër tij, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën Speciale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arr*estuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.
Arre*stimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar akt*akuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata aku*zohen për kr*ime lu8fte dhe kr8ime kundër njerëzimit. Akt*akuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë kr8imesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i ak*uzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre kr*imeve.