Tri shqiptare fitojnë në zgjedhjet komunale në Finlandë

Funda Demiri, Brigita Krasniqi dhe Albana Mustafi janë tre shqiptaret që fituan në tre qytete të ndryshme në Finlandë në zgjedhjet për këshillin bashkiak që u zhvilluan atje.
Funda Demiri është zgjedhur në këshilin bashkiak të qytetit të Vantaa-s. Brigita Krasniqi është zgjedhur në këshillin bashkiak të qytetit të Tampere-s. Albana Mustafi është zgjedhur në këshillin bashkiak të qytetit të Kemit.

Komuniteti shqiptar në Finlandë është mjaft i konsoliduar dhe i integruar në shoqërinë finlandeze. Në këto zgjedhje ishin dhjetë shqiptarë të cilët kandiduan në zgjedhjet komunale atje në qytete të ndryshme.
Zgjedhjet u mbajtën të dielën më 13 qershor, ndërsa votimi paraprak jashtë Finlandës u bë më 2-5 qershor, dhe votimi paraprak brenda vendit 26 maj- 8 qershor, sipas sistemit zgjedhor finlandez.