Tri raste të reja me Kovid-19 në rajonin e Gostivarit

Epidemiologët kanë zbuluar tre raste të reja të të infektuarve me virusin korona në rajonin e Gostivarit. Testimet e fundit kanë dhënë nga një rezultat pozitiv në tri komunat. Deri më sot gjithsej janë aktivë 29 raste.

Sipas informacioneve të shtabit ndërkomunal të krizës, dje shërbimet epidemiologjike kanë testuar 16 persona. Në Komunën e Gostivarit tani ka 14 raste aktive, në Komunën e Vrapçishtit 12, ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë 3.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari i cili është kryetar i shtabit e vlerëson gjendjen si të qëndrueshme, por paralajmëroi në respektim të detyrueshëm të masave për mbrojtje, veçanërisht në këtë periudhë kur rajoni po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Në tri komunat e e Gostivarit nga fillimi i pandemisë janë bërë 470 testime dhe numri i përgjithshëm i të regjistruarve është 50. Prej tyre 24 janë në Gostivar, 21 në Vrapçisht dhe pesë në Mavrovë dhe Rostushë. Si pasojë e infektimit me virusin korona kanë vdekur tre persona.